Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Britney Spears risjellë pas 20 vitesh hitin “Baby one more time” dhe fansat “u çmendën”

nga Revista Kosovarja

Britney Spears vendosi t’i emociononte fansat e saj duke publikuar një video, ku shfaqet duke kënduar hitin e saj të mrekullueshëm të vitit 1998 që e cilësoi atë si një yll pop, ‘Hit me baby one more time’. Në fakt, diva e muzikës e ka kënduar atë “acapella” dhe dëgjohet zëri i saj i veçantë.

Mbi artikull

“Kjo jam unë. Nuk e kam përdorur zërin për një kohë të gjatë… Ndoshta prej kohësh. Edhe unë jam duke performuar një version tjetër të hitit “Baby one more time” në shtëpinë time “, u shpreh Britney.

Në të vërtetë, Spears zbuloi se sa shumë dëshironte të publikonte një version të ri të këngës që gjendet në albumin e saj debutues, por shpjegoi se planet e saj u penguan nga kujdestaria konservatore e babait të saj, e cila përfundoi në nëntor 2021.

“Epo, unë kërkova atë që doja për 14 vjet… Një version ndryshe i ‘Baby’, por EKIPI tha JO ”, tha këngëtarja. Fansat e saj u tërbuan dhe i thanë se sa shumë duan që ajo t’i rikthehet muzikës dhe të publikojë këngë të reja, ku shumë sugjerojnë se është koha edhe për performanca live.

Moneytizer Paragrafi 4

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]