Unioni i bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, të përfaqësuar nga kryetari Nazmi Viqa, anëtari i kryesisë Bekim Borovci, drejtori ekzekutiv Fadil Abdullahu,Koordinatori për Kosovë, Agim Kuleta, dhe Zyrtarja ekzekutive, Yllresa Shala po vazhdojnë vizitat nëpër kompanitë anëtare të saj, ku për vizitë u ndalën tek kompania, fabrika e dyerve dhe dritareve “PROTEC”, në Gjilan.
Përfaqësuesit e Unionit u pritën në takim nga pronari Xhemail Shabani, i cili tregoi për aktivitetet dhe punën që janë duke u kryer në fabrikën e tij, i cili përgjatë këtij takimi falënderoi Unionin me të cilët ka parë për së afërmi punën të cilën e kryen kjo fabrikë.
Kryetari i UBSHGJ-së Nazmi Viqa falënderoi pronarin e fabrikës Xhemail Shabanin për mikëprtijen dhe shprehi zotimet e tyre që përmes UB-së do të qëndrojnë afër bizneseve të respektuara.
Fabrika “PROTEC” ka përvojë të gjatë mbi 25 vjeçare në prodhim, ku një pjesë të prodhimeve të tyre i plasojnë në projekte vendore kurse rreth 40 % të prodhimit është dedikuar për eksporte.
Suksesi krijon lidhjen!