Një krisje në shoqërinë e Bucit dhe Santianës është shkaktuar me hyrjen e banores të re në Big Brother VIP Kosova 2, Kadires.
Santiana ishte hatëruar me Bucin pasi e kishte ngacmuar për Kadiren duke i thënë se është më e bukur se ajo dhe vajzat e tjera të shtëpisë dhe ishte larguar nga ajo duke i thënë se më nuk e ka shoqe dhe nuk qëndron me të.
“Nëse dëshiron të vazhdojë kështu shoqëria jonë mundet, unë nuk të frikësohem aspak”, ka thënë Santiana.
Kurse, Buci i tha se duhet ta kuptojë që ai ka bërë shaka me të.
“Më fal, edhe Morena Taraku të vijë më nuk e bëjë”, ka thënë Buci.
Ndryshe, dje gjatë ditës Santiana në një bisedë me Adrin dhe Ilirjanën ka treguar që ajo s’po i flet Bucit.
“Unë shoqërinë time nuk e jepi për kurrkënd, nuk mundem me iu dhënë ju të dyve se vjen një cift tjetër. Unë nuk kam kurrgjë me çikën. Nëse ajo gjuan kungja drejt meje, është diçka tjetër se ia pres mirë”, tha Santiana.
Santiana tha se ia paloi rrobat Bucit, ndërsa Buci ia paloi rrobat Kaderes.