Nata e mbrëmshe e Prime-it ishte përplot momente të tensionuara, debate, por edhe surpriza të këndshme.
Qysh në fillim të spektaklit filluan debatet e zënkat, për shkak të deklaratave të forta e akuzave që hodhi Ganiu kundër Bucit.
Së pari ai erdhi me një histori që kishte ndodhur jashtë shtëpisë, para se të fillonte ky Big Brother, që sipas tij Buci e një i afërm i tij e kishte shantazhuar Ganiun.
Më tutje ai vazhdoi edhe me akuza në të cilat u përfshi Santiana, duke i thënë Bucit që ai po e shfrytëzon banoren.
Me sa duket Buci ka vendosur që ta sqarojë këtë gjë me banorët e tjerë duke dhënë edhe më shumë detaje.
Teksa qëndronin bashkë në dhomën e grimit Buci fillon rrëfimin: “Ka ardhë në Zonë, e kam pritë dhe i kam thënë që nuk është mirë të rrimë bashkë, ai gjithashtu më ka shkruar duke më thënë që kemi me folë diçka për lojë, të bëjme komplote, por une nuk i kam dhënë rast hiç, sepse Prishtina është e vogël, Kosova është e vogël e merret vesh, shihet, e thonë këta të dy janë bashkë.”
Më tutje ai vazhdon: “Edhe Metin e kam taku, e ka ditë ai për mu, edhe unë për të që kemi me hy në Big Brother, por nuk kam dashtë as me e diskutu këtë temë, sepse mundet me e shfrytëzu.”