fbpx

Bugajski tregon pse Serbia s’ka perspektivë për në BE: Mohimi i Kosovës dhe lidhjet me Putinin

nga Revista Kosovarja

Janusz Bugajski, politolog i njohur amerikan, ka shkruar një lidhje me politikën e Serbisë karshi Ballkanit Perëndimor.

Në një shkrim për “The Geopost”, Bugajski tha se Serbia nuk ka perspektivë realiste për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bugajski ka treguar edhe arsyen se pse mendon kështu. Sipas tij, arsye e veçantë është “mohimi i pavarësisë së Kosovës” dhe “pozicioni pozitiv i Serbisë ndaj regjimit të Putinit”.

“Vetë Serbia nuk ka perspektivë realiste për anëtarësim në BE, veçanërisht për shkak të mohimit të pavarësisë së Kosovës dhe pozicionit të saj pozitiv ndaj regjimit të Putinit. Në të vërtetë, Beogradi vazhdon të s’kualifikohet, duke kultivuar lidhje më të ngushta sigurie dhe ekonomike me Moskën”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]