fbpx

Bukë integrale e shëndetshme e përgatitur vet në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Bukë integrale e përgatitur në shtëpi është shumë e shijshme sidomos aroma e saj kur e nxjerrim nga furra.

Për përgatitjen e bukës në shtëpi duhet pak kohë e gjatë që brumi të pushojë por procesi është shumë i thjeshtë. Për ngjeshjen e brumit mund të përdorni edhe një makineri por duhet të bëni kujdes kohët e ardhjes së brumit.

Përbërësit
180 gr miell integral
215 gr miell 00
285 ml ujë
15 gr mjaltë
10 gr maja buke e thatë
9 gr kripë
Përgatitja

Hapi i parë
Zakonisht brumin për buke integrale e përgatisim kohë më parë. Si fillim hedhim ujin e vakët në një enë dhe tretim majanë e bukës, duke shtuar edhe mjaltin. Pasi ka shkrirë komplet maja e bukës hedhim dy llojet e miellit që i kemi bashkuar. Hedhim miellin pjesë pjesë në ujë duke i përzier me anë të një luge ose në makineri buke.
Pasi kemi hedhur më shumë se gjysmën e miellit dhe e kemi trazuar brumin për 5-6 minuta, hedhim kripën. Vazhdojmë të hedhim të gjithë miellin duke e trazuar mirë në enë, për gati 10-12 minuta.
Spërkatim tavolinën e punës me miell transferojmë brumin që përgatitëm në enë. E punojmë lehtë me dorë për 5 minuta.
Më pas vendosim brumin në një enë të lyer me vaj, e mbulojmë dhe e vendosim në furrë të ngrohur 20-25 gradë për 45-60 minuta ose derisa të dyfishohet vëllimi i brumit.

Hapi i dytë
Pasi brumi për bukë integrale është fryrë, e kthejmë brumin në tavolinën e punës të spërkatur me pak miell. E hapim rrethore i bëjmë 4 palosje dhe e vendosim përsëri në enën e mbuluar. E vendosim enën përsëri në furrën e fikur për 15 minuta.

Hapi i tretë
E kthejmë përsëri brumin në tavolinën e punës, i lyejmë duart me miell dhe i japim bukës formën që duam. I bëjmë një prerje të lehtë kryq ose katror. Nëse e duam me fara susami e spërkatim me ujë që të qëndrojnë farat.
E vendosim brumin për bukë integrale në tavën e pjekjes të cilën e kemi lyer me pak vaj ulliri dhe e lemë që të vijë brumi për 45-60 minuta.
Pjekja e bukës integrale
Bukën e pjekim 12 minuta në furrë të para ngrohur 250° dhe 20 minuta 220°. Bukën e lemë në furrë dhe 30 minuta pas fikjes së sobës. Nëse bukën e duam kërce sipër në furrë vendosim një enë me ujë të ngrohtë gjatë pjekjes.
Mund tu interesojnë dhe këto receta Bukë bërë vet në shtëpi, buke me miell geshtenje apo buke me miell misri.

Ju bëftë mirë!


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]