Bukuroshja nga Peja, Agnesa Berisha, e cila merret me dermo estetik dhe studion fushën e mjeksise, sundon një shije te veçantë estetike.
Agnesa, ofron një gam të gjerë shërbimesh në klinikën estike “A&M”, çdo herë me kualitet të larte dhe profesionalizëm. Klinika estetike e Agnesa Berishës është një ndër më të frekuentuarat.
Sipas profesionistës së fushës, në “A&M”, të gjitha shërbimet kanë veçoritë e tyre.

Agnesa, tregon për “Kosovaren” se ka persona qe ju pengon hunda jo e rregullt dhe shkojnë ta korigjojn,po ashtu ka persona me buzë tejet të holla, apo pa form dhe kërkojnë tu formësoj buzën, e ti jap pak volum ose një person me rrudha të theksuara që dëshiron të mos i ketë aq të dukshme. Ka edhe nga ata persona që kan një lëkurë të lodhur dhe dëshirojnë hidratimin dhe rigjenerimin e saj, gjë e cila kryhet me shumë profesionalizëm tek klinika estetike “A&M” në Pejë.

Agnesa Berisha, është e çertifikuar në të gjitha shërbimet që i ofron.



