Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ngushëlluar për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, i cili vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Disa ditë më parë ai ishte rrahur brutalisht dhe nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi.
Kujtojmë se rasti i ndodhur më 14 janar u cilësua si “Vrasje në tentativë” nga organet hetuese.
“Në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë”” deklaroi për Indeksonline zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.