Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Bullizim online, me sharje e fyerje”, Rama-të rinjve: Mos zbrisni tek komentet. Algoritmi ka kaluar në fazë histerie!

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Edi Rama, duke folur në eventin “Grant 2026” për programet e start up, u tha të rinjve se bullizmi online, me sharje e fyrje, është i padenjë për vëmendjen e tyre.

Mbi artikull

Në fjalën e tij, Rama deklaroi se të rinjtë nuk duhet të shohin komentet në rrjetet sociale, teksa gjatë kësaj kohe, algoritmi ka kaluar në fazë histerie.

“Bullizimi online, me sharje, fyerje, akuza, nga burime që janë të padenja për vëmendjen tuaj. Dua të ndaj një eksperiencë të thjeshtë. Mos zbrisni tek komentet, janë jopërfaqësuese. Algoritmi ka kaluar në fazë histerie. Dikur i përgjigjesha komentuesve, intensivisht. E kuptova që ishte e gabuar dhe në vend se të merrja respektin, vetëm rrisja angazhimin, dhe sasinë e baltës që më kthehej mbrapsht. Nuk zbres më nën postim për të parë çfarë thuhet. Programi i start up është program që financohet nga paratë e buxhetit të shtetit”, theksoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]