Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bundestagu voton Ligjin për shtetësi, lajm i mirë për kosovarët që jetojnë atje

nga Revista Kosovarja

Bundestagu gjerman ka votuar sot me shumicë votash ligjin për shtetësi. Ky ligj parasheh marrjen e shtetësisë pas 5 vitesh dhe jo nga tetë sa ishte deri më tani.

Mbi artikull

Ligji thotë qartë se se personat që kanë qenë rezidentë në Gjermani për pesë vjet do të kenë të drejtën për pasaportë gjermane. Ata po ashtu do të mund ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre.

Në rastet kur qytetarët tregojnë arritje të larta në punën e tyre dhe flasin nivelin C1 të gjermanishtes, ata do të kenë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi pas tre vjetësh.

Poashtu, fëmijët e prindërve të huaj do të marrin nënshtetësinë gjermane në lindje, nëse njëri prind ka jetuar ligjërisht në këtë vend për pesë vjet.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga 639 vota të hedhura, 382 ishin pro dhe 234 kundër, me 23 abstenime.