Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Burani me presh – Receta më e freskët e stinës

nga Revista Kosovarja

Burania me presh është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese, pjesë e traditës së kulinarisë shqiptare.

Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat e shqiptarëve.

Burania është një pjatë e lehtë por e pasur me vlera ushqyese.

E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania me presh recetë fantastike për një drektë të shkëlqyer, të shëndetshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me sallata të ndryshme të stinës, sallata perimesh të zjera apo të pjekura, sallatë me ullinj e portokalle por edhe me byrekë të ndryshëm apo turshitë e shijshme të përgatitura nga amvisat shqiptare.

Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën tipike të buranisë me presh e cila përgatitet krejt lehtë dhe është një mënyrë fantastike për t’u shijuar me familje.

Përgatitja e Buranisë me Spinaq e Vezë në Shtëpi
Përbërësit
1 kg presh i freskët

1 kokërr qepë

3 karrota

5 lugë vaj ulliri

Një grusht oriz

Kripë

Piper

Nenexhik të freskët

Përgatitja
Kujdesemi qe të pastrojmë mirë preshin me ujë të rrjedhshëm.

Pastrojmë qepët dhe i grijmë imët.

Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe dhe shtojmë qepët e grira. I vendosim në zjarr dhe i kavërdisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.

Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavërdisim . në vijim shtojmë ujë (dy gota ujë) dhe i lëmë të zjejnë.

Presim karrotat në copa dhe i shtojmë në tenxhere që të zbuten.

Preshin e prerë në copa por jo shumë të vogla, e hedhim kur të shohim që karrotat janë zbutur dhe çelur në ngjyrë.

Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.

E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shterruar dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.

Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavërdisim, fikim zjarrin dhe mbulojmë tenxheren me kapak.

E servirim të ngrohtë për një shije sa më të mirë, mund t’i shtoni dhe disa pika lëng limoni për të neutralizuar aromën e preshit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]