Aktorja e Bollywoodit, Rhea Chakraborty është futur në burg me akuzën se ka blerë drogë për të dashurin e saj, aktorin Sushant Singh Rajput, i cili u gjet i vdekur më 14 qershor.
Sushant Singh Rajput u gjet i vdekur në banesën e tij në Mumbai dhe pas hetimeve policia tha se aktori kishte vrarë veten.
Familja e aktorit ngriti padi ndaj të dashurës së tij duke e akuzuar se e çoi drejt vetëvrasjes.
Rhea i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e familjes së të dashurit duke i kërkuar edhe Ministrit të Brendshëm, Amit Shah një hetim të drejtë mbi vdekjen e Rajput.
Gjithashtu janë arrestuar edhe vëllai i aktores, Showik dhe ish-menaxheri i aktorit, Samuel Miranda pasi akuzohen se financuan blerjen e drogës që konsumonte Rajput.
Pas ngjarjes, Rhea është sulmuar në rrjete sociale dhe është quajtur “gjuetare pasurie” duke u akuzuar se bëri Rajput të varur nga droga për ta çuar drejt vetëvrasjes.