Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Burri drogon gruan për 10 vite, 83 burra e përdhunojnë

nga Revista Kosovarja

E tmerrshme është ngjarja që ka tronditur Francën së fundmi.

Një burrë 51-vjeçar i identifikuar me pseudonimin Dominique nga Mazan, një provincë afër Avignon, u akuzua për drogimin e gruas së tij për të paktën 10 vite me radhë.

Më pas ai do të filmonte të paktën 83 burra që e përdhunonin atë. Gruaja e tij, tashmë 50-vjeçe me pseudonimin Françoise ka pësuar gjithsej 92 akte dhune të regjistruara nga bashkëshorti i saj midis viteve 2010 dhe 2020

Siç raportohet nga gazeta britanike “Daily Mail” dhe francezja “Le Figaro”, burri dyshohet se e drogoi gruan e tij me Lorazepam, një anksiolitik me veti të forta qetësuese. Përbërësi dyshohet se i hidhej gruas në ushqim gjatë vakteve, përpara se ai të ftonte përdhunuesit të hynin brenda.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas kanalit televiziv francez France3, Dominique përballet me 20 vjet burg për akuza të shumta, duke përfshirë agresion dhe përdhunim. 83 agresorët e arrestuar, të gjithë persona nga mosha 24 deri në 71 vjeç, akuzohen për përdhunim.

Disa nga avokatët mbrojtës argumentojnë se personat e akuzuar për përdhunim ishin të pavëmendshëm. Sipas tyre ata nuk ishin në dijeni të faktit që gruaja nuk pranonte, duke menduar se ishte gjithçka ishte e organizuar.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]