Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Burri i Aida Doçit ka qenë i martuar dhe ka fëmijë?

nga Revista Kosovarja

Pak ditë më parë këngëtarja Aida Doçi është bërë e ditur se është martuar me menaxherin e saj shumëvjeçar që njihet si Naser Qeli.

Mbi artikull

Aida dhe Naseri kanë bashkëpunuar për vite me radhë, derisa, të njëjtit në vazhdimësi kishin mohuar zërat se përveç bashkëpunimit mund të jenë edhe në lidhje, ani pse një gjë e tillë është diskutuar në publik.

Vetëm dy javë më parë Aida ka njoftuar për fejesën me Naserin, kur publikoi fotografi me unazë në gisht nga Stambolli.

Martesa e tyre ndërkaq u përfol këtë javë, kur këngëtarja u pa e rregulluar si nuse.

Moneytizer Paragrafi 4

Nuk dihet pse kjo nguti në martesën e çiftit, veçse ajo që merret vesh është se menaxheri i këngëtares, e tash partneri i saj kishte qenë i martuar edhe më herët.

Ai me 15 qershor ka publikuar një video me thënien ” Vajzat janë ilaq per shpirtë! Lum kush ka vajza🌹🙏🏽❤️ “.

Aty ai e ka përmendur një vajzë me emrin Marigona Gashi. Ky është edhe mbiemri i tij.

Shihet se Aida Doçi e ndjek në Instagram vajzën e partnerit të saj./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]