Fisnik Millaku, burri i ish-deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millakut, përmes një komenti në Facebook, ka përkrahur thirrjen që të digjet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa.
Millaku është aktiv në rrjetin social Facebook, ku edhe komenton vazhdimisht situatën politike në vend.
Së fundi, ai ka përkrahur edhe thirrjen që Hashim Thaçi e Isa Mustafa të digjen me benzinë.
“O ska gjynah tek kta, kta duhet mi la me benzin mi rjep, e mi kryp te trash e mi kall, edhe pak osht bile, qka jan ka i bajn kti populli, nga Hasha e Is putini e deri tek ma i vogli, kta nuk rrine rahat, po duhet urgjent mu mobilize, e mu qu ne kam i madh e vogel, me kan vetem nje njeri qe udheheq e ai eshte Albin Kurti”, kishin komentuar në statusin e tij.
E Fisnik Millaku e ka përkrahur këtë thirrje, duke thënë “Kurgja te keqe nuk tha A.Q”.“Sa gjynah Dulla, hala pa ja fillu me marr n’thu”, kishte shkruar të premten.