Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë

nga Revista Kosovarja

Një çift bashkëshortësh është gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në Orikum të Vlorës të premten.

Mbi artikull

Dyshimet e para janë se burri ka vrarë gruan dhe më pas edhe veten.

“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç”, njofton policia.

“Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh”.Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]