Në një intervistë ekskluzive për Revistën “Kosovarja”, pronarja e butikut FORTESA, njërit prej butikëve më të famshëm të veshjeve femërore në Prishtinë, Mimoza Bullatovci, na njeh me të rejat e fundit nga fusha e modës dhe gjithçka tjetër, që butiku i saj ofron për femrat të cilat ëndërrojnë, e duan të vishen me stil dhe bukur.
Si do ta përkufizonit termin “Modë” duke iu referuar veshjeve të cilat ofron butiku FORTESA?
Butiku FORTESA, mund të themi me plotë gojë se tani më është bërë vetë sinonim mode, duke pasur parasysh se në çdo kohë për klientelën tonë, ne sjellim veshjet më të reja duke iu referuar çdo herë trendëve të fundit të modës botërore dhe stilit të veçantë që e karakterizon një shije e hollë dhe unike.
Çfarë e bën butikun FORTESA të veçantë?
Përveç atyre të cilat i cekëm më lartë, padyshim që neve si butik na karakterizon CILËSIA, të cilën e ofrojmë me garanci, e që ka bërë të jetë një element shumë i rëndësishëm besimi e kënaqësie për të gjitha klientet tona.
Po për këtë sezon, a ka prurje të reja veshjesh?
Sigurisht! Njëjtë si për çdo sezon, edhe këtë herë, butiku FORTESA është bërë gati që për klientet e saj të ofrojë gamë të gjerë inovacionesh të veshjeve, të cilat janë adekuate për sezonin dhe festat e fundvitit që po ofrojnë.
Duke ditur se tani po bëhet më se një vit që kur Kosova po përballet me pandeminë e Covid-19, sa ka ndikuar kjo në veprimtarinë tuaj si biznes?
Ashtu si edhe çdo biznes tjetër në Kosovë, por edhe më gjerë në botë, që është ndikuar nga shfaqja e virusit korona, padyshim që kjo pandemi na ka prekur edhe neve si biznes. Mirëpo, në këtë rast, jemi munduar të gjejmë forma të tjera që t’i përshtatemi situatës së krijuar duke bërë që të jemi sa më pranë klienteve tona përmes kanaleve të ndryshme të cilat i kemi vënë në dispozicion, siç janë p.sh. format e shitjes online, pastaj ulja simbolike e çmimeve përmes ofertave të ndryshme etj.
Çdo biznes e ndjen konkurrencën. Por, cila është strategjia e butikut FORTESA që e bën të padukshëm këtë fakt?
Duke u bazuar në sukseset tona të deritashme, mund të themi lirshëm, që tani, edhe pse në kushte të vështira pandemie, ne si biznes ia dolëm mbanë duke rritur kapacitetet tona të shitjes dhe duke mos ndaluar për asnjë moment. E kjo, sepse na karakterizon cilësia, përmes së cilës jemi bërë inspirim edhe për të tjerët. Pastaj, përveç se ofrojmë llojshmëri të veshjeve unike dhe me plotë stil, një veçori tjetër e cila na karakterizon, është edhe mirëpritja si një element shumë i rëndësishëm biznesi, gjë për të cilën duhet ta falënderojmë edhe stafin e butikut, të cilët e bëjnë punën e tyre me aq profesionalizëm dhe pasion.
Përveç qendrave ekzistuese, a keni plane të afërta që të hapni edhe ndonjë pikë të re shitjeje?
Po! Sapo të stabilizohet situata me pandeminë, është në planet tona që të zgjerohemi edhe me qendra të tjera shitjeje.
Sa frekuentohet butiku FORTESA nga figurat publike?
Butiku FORTESA vizitohet tej mase nga figurat publike, dhe jo vetëm, sepse kemi kërkesa të mëdha edhe nga pjesa e klientelës që nuk i takojnë botës së show bizit, apo në përgjithësi fytyrave publike.
Po përveç klienteve nga Kosova, a keni edhe kliente nga shtete të tjera të rajonit apo dhe më gjerë?
Po, sigurisht! Butiku FORTESA ka një klientelë shumë të mirë e besnike edhe nga vende të tjera siç janë Shqipëria, Maqedonia e diaspora, të cilat shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë publikisht për besimin e tyre ndaj nesh. Këtë lidhje padyshim që na ka mundësuar forma e dërgesave online, përmes së cilës formë, mundohemi që t’ua plotësojmë të gjitha kërkesat.
A mund ta quanim ndryshe butikun FORTESA edhe me epitetin, Butik Zonjash?
Meqë vetë femra si krijesë është delikate, atëherë me siguri që epiteti “Zonjë” do të plotësohej reciprokisht duke u takuar në një pikë të vetme, e që kjo pikë është vendi i tyre i preferuar, butiku FORTESA.
Çfarë do të dëshironit të shtoni për fund të kësaj interviste për klientet tuaja?
Duke iu falënderuar dhe juve për këtë intervistë të këndshme, si njëra nga revistat më prestigjioze dhe me traditë në gazetarinë e Kosovës, për fund do t’i falënderonim edhe njëherë të gjitha klientet besnike të butikut tonë, por njëherësh duke ftuar edhe ato zonja apo zonjusha, të cilat ende nuk kanë pasur rastin që të provojnë veshjet cilësore dhe me plotë stil që ne ofrojmë, të na vizitojnë në pikën tonë të shitjes në Prishtinë, apo të klikojnë në faqen tonë zyrtare në INSTAGRAM – fortesa_botique.