Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të dashur e më të kërkuar për momentin, i cili që nga paraqitja e parë në skenë arriti të bëjë për vete shumë fansa.
Këngëtari përveç talentit në muzikë, ai gjithashtu gëzon edhe një bukuri e fizik për lakmi, shkruan “Kosovarja”.
Ai së fundi përmes një postimi në Instagram arriti të ngrit dyshime, se e ka gjetur dashurinë e jetës.
“Të dua” ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e fotografive ku shihet “topless” duke u rrezitur, që mori komente të shumta.
Ndosha ai po e zbulon nga pak nga pak lidhjen e tij, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Butrintit ishte kënga “PHANTOM”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku, e që nga dhjetori kur u publikua deri tash ka më shumë se 20 milionë shikime. /Kosovarja/