Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Butrint Imeri: Investoni kohën në punë, jo në gjëra të kota

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri mbetet ndër emrat më të komentuar në estradës shqiptare.

Mbi artikull

Krahas karrierës së tij të suksesshme edhe jeta e tij private merr vëmendje të madhe nga mediat rozë.

Ndonëse fokusin e tij e përqendron në krijimin e muzikës së re, Butrinti herë pas here bën reagime të ndryshme në rrjetet e tij sociale.

Një ‘thumb’ duket se e ka bërë edhe së fundmi, teksa tregoi se ndodhet në studio për të punuar për projekte të reja.

Moneytizer Paragrafi 4

“Investoni kohën në punë, jo në gjëra të kota”, ka shkruar Imeri në mbishkrimin e një fotoje ku shihet përkrah producentit Big Bang Beats.

Ndryshe, kujtojmë që kënga e tij e fundit ishte “Moj dashin” që e solli bashkë me videoklip dhe u mirëprit nga fansat e tij.

Ndërkohë, Butrinti përmbylli një sezon verore jashtëzakonisht të suksesshme me shumë koncerte e mbrëmje muzikore në trojet shqiptare

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]