Butrint Imeri është një prej këngëtarëve më të pëlqyer të muzikës zbavitëse në estradën shqiptare.
Ai edh këtë verë vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore të shumta, ndërsa ka shijuar edhe sukseset e bashkëpunimeve të tij më të fundit.
Krahas sukseseve të shumta në karrierë, këngëtari Imeri po e shijon së fundmi edhe një tjetër sukses individual.
Bëhet fjalë për atë të definimit të trupit të tij, kjo pasi pas një angazhimi afatgjatë dhe mjaft të përkushtuar në palestër, ai ka arritur që të ketë një trup perfekt.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory, Butrinti ka pozuar pa këmishë, duke treguar rezultatet e mahnitshme nga përkushtimi në palestër.