“By Mata” është kudo ku pëlqehet e bukura, stili dhe eleganca. Është porta e femrave që duan të duken bukur.
Ky biznes me veshje për femra është hapur vite më parë dhe jo krejt rastësisht. Pronarja e “By Mata”, Malvina Taullaj, tregon se idea ka nisur prej kohësh, por ajo nuk e kishte gjetur iniciativën për të nisur gjithçka nga zero.

“Në një moment u binda se unë duhej të bëja atë që dija ta bëja më mirë. Nisi si diçka e vogël, tek e cila u perkushtova totalisht. Duke punuar shumë, arritem që jo vetëm të rriteshim profesionalisht, por edhe të kishim një klientelë të mirë dhe një staf modest”, thotë pronarja e “By Mata”, aty ku femrat gjithmonë arrijnë të bëjnë zgjedhjet ideale.
Butiku i njohur gjendet në Durrës, por falë rrjeteve sociale tashmë janë kudo, në çdo qytet të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, pasi dërgon porosi gjjthëandej.

Të gjitha kreacionet janë punime dorë, me materiale cilësore dhe tejet të veçanta. Ky është një nga elementet e forta.
“Ne punojmë në çdo kohë dhe pa orar, sepse porositë janë të shumta dhe secila kerkon kohën dhe përkushtimin e saj që ne fund të dalë diçka e bukur.
Në “By Mata”, cilësia dhe dhe korrektësia janë pikat kyqe për të ecur më tej. Vlen të përmendet që edhe çmimet janë të arsyeshme, ndërkohë që porositë vonojnë në varësi të kërkeses, zakonisht tre deri në katër ditë, e kjo falë punës së palodhur që bënë i gjjthë stafi për të përballuar fluksin e kërkesave, sidomos tani në sezonin veror.

Kuptojmë se përsa u përket modeleve, ju mjafton ta thoni kërkesen me fjalë dhe direkt nisë procesi i skicimit, për të realizuar dëshirën dhe fantazinë tuaj.
Malvina kreative thotë se kjo punë kërkon pasion, sepse të bërit e gjërave me dashuri e përgjysmon lodhjen.

“Kjo është diçka që une gjithmonë e kam dashur dhe do vazhdoj ta dua po njesoj, sepse kenaqesia ëë merr pas realizimit të punës është e papershkrueshme. Kur shohim se si shkelqejnë vajzat me fustanet tona, ne jemi plotësisht të motivuar”.
Të gjitha ato që bëjnë porosi tek “By Mata”, pohojmë se gjejnë një komunikim të mrekullueshëm dhe korrektësi maksimale. Gjithashtu, u vihet rëndësi e veçantë detajeve që bëjnë diferencen.



