fbpx

Byrek i shijshëm me spinaq

nga Revista Kosovarja

Përbërësit për brumin: 500 g miell, 1 vezë, 300 ml ujë i ngrohtë, 1 filxhan kafeje vaj, niseshte për të hapur petat.
Përbërësit për mbushjen: 1 kg spinaq, 200 g gjizë, 1 kokërr vezë, kopër, nenexhik, vaj dhe kripë.

Përgatitja: Në fillim përgatisni brumin. Bashkoni miellin me vezën, ujin e ngrohtë, vajin dhe lëreni 20-30 minuta të pushojë. Më pas lani dhe grini spinaqin, shtoni kripën, kopër, nenexhik dhe shtypeni me dorë. Rrihni vezën me një pirun, shtoni gjizën dhe bashkojini me spinaqin. Ndani brumin në kuleçë dhe hapini sa pëllëmba e dorës duke i lyer me pak vaj. Hapini njëherësh gjysmat e petave dhe shtrojini në tepsinë e lyer me vaj. Shtroni masën e spinaqit dhe mbulojini me pjesën tjetër të petave. Spërkateni me vaj dhe piqeni në furrë të parangrohur me 200 gradë për 45 minuta. Shërbejeni të ngrohtë shoqëruar me kos. Ju bëftë mirë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]