Petrit N. Tasholli (30) nga komuna e Lipjanit, të hënen më 18 maj, ndihej më i lehtësuar nga masat e reja që shqiptoi qeveria në bashkëpunim me komunat dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP të Kosovës.
“Masat e reja që sot janë shqiptuar, më duket sikur po e nisim një jetë të re,sepse qëndruam gjatë shumë të bllokuar nëpër shtëpi. Nuk kishte autobusa, nuk kishte as mundësi të dalësh kund .Edhe ashtu jam pa punë, prandaj e kam pasur shumë vështirë.
Lehtësimi i masave sado kudo të mundëson të dalish dhe tê gjesh ndonjë punë da pê ekzistencë. Të paktën nuk jemi nën izolim se kudo që shikonim dicka, vetëm kovid-19,koronavirus e na është bërë koka krejtë virus…
Prandaj,sot , po më duket si me qenë një jetë e re,se në fund të fundit ,liria dhe shëndeti janë të pazëvendësushme.
Unë për vete nuk jam frikësuar, por kam prindërit pak a shumë me probleme shëndetësore dhe kisha frikë për ata.
Nuk dëshiroj të kthehet më gjendja e mëparshme ,sepse na ka bllokuar të gjithëve e shteti nuk na ka ndihmuar asgjë”,thotë ai.
Blerim Qamili, (47), mjeshtër ndërtimi që ka disa punëtorë si punëdhënës , gjithashtu ankohet se nuk ka ka pas asnjë lloj ndihme prej askujt që ta ketë një bazë sado minimale për rifillimin e punës në sektorin e tij ndërtimor.
“Nuk kam pas nevojë për ndihmën e askujt viteve tjera, të kaluara.- thotë ai dhe vazhon:”Këtë vit u bë dhe është krejt më ndryshe.Na humbi një periodë e parë e punës që ka qenë shumë e vlefshëme për fillimin e këtij viti , por shëndoshé të jemi dhe prap do arrijmë tê gjitha.
Me këtë rast po dua tê them , megjithatè , unë mendoj se, pak e kanë tepruar me do propaganda ,edhe se kam dëgju shumë të prekur që janë shëruar edhe pas shërimit po tregojnë se si është ky farë gripi.
Me rëndësi që po rifillon jeta dhe bile të mos kemi frikë e për tjerat ne jemi mësuar këtu me pas shpesh edhe mungesa edhe duke shtyer me zor ,se shteti nuk ndihmon asgjë.Janë bërë do zhurma për do pako diskale si ndihma emergjente,por nuk ka dal asgjë konkrete” thitë bashkëbiseduesi . S. Krivaça / Kosovarja