fbpx

Ç’ thotë doktori që operoi presidentin Thaçi

nga Revista Kosovarja

Mjeku që ishte pjesë e ekipit që operuan dje presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Bashkim Gllareva përmes një postimi në Facebook i ka dedikuar disa fjalë prekëse.

“Nuk dija si t’i drejtosha bashkëluftëtar apo President. Ai më tha jam si çdo pacient tjetër. Jam Hashimi. Edhe pas 20 vitesh, kishte mbetur ai i luftës, i thjeshtë dhe i qëndrueshëm.

Gjatë luftës ecnim bashkë në veprime kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Ndërkaq, sot përjetova momentin më të rëndësishëm dhe u gjenda para përgjegjësisë më të madhe jetësore dhe profesionale. Jam duke qëndruar pranë bashkëluftëtarit, pranë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ështe ndjenjë e veçantë, emocion i paharruar”, ka shkruar Gllareva.

Ai ka theksuar se presidenti është trajtuar në Klinikën e Urologjisë në QKUK, si të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës.

“Modestia e tij më bën të ndjehem krenar me njeriun e parë të shtetit tim. Jam shumë i lumtur që pas opermit, Presidenti me plot humor dhe besim, në këmbët e tij u kthy nē shtëpi.
Zoti e bekoftë Presidentin tonë”, ka përfunduar postimin doktori Gllareva.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]