Pesë banorë të shtëpisë së “Big Brother VIP” janë dënuar për të qëndruar në dhomën e improvizuar nga koha e komunizmit
Mbrëmjen e së martës, Aemi, Graniti, Monika, Sabiani dhe Arditi u dënuan nga “Vëllai i Madh”.
Duket se qëndrimi aty po iu jep më shumë hapësirë për të diskutuar për gjërat në shtëpinë e “Big Brother”.
Semi dhe Arditi sot kanë filluar të flasin për banoret e reja që iu bashkuan shtëpisë të martën, Beatrix Ramosaj, Sara Berisha dhe Einxhel Shkira.
Semi: A ça gallate kemi për të pas tani nuk e imagjinon dot, o ça gallate do ketë tani”, tha Semi.
Arditi: Sarën e njoh, është gocë e mirë, e urtë…
Semi: E urtë në ç’kuptim? Që nuk është kështu të krijojë debate koti, nga hiçi?
Arditi: Jo nuk besoj, jo
Semi: Edhe për Triksën njësoj mendoj
Arditi: Jo Triksa nuk bën debate, është rehat, Triksën ku ta lësh e gjen.
Semi: Atëherë Enxhi qenka një qik më…
Arditi: Po po Engji është edhe ashtu si natyrë …