Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çaj mali dhe shegë, kura e fuqishme për shëndetin

nga Revista Kosovarja

Të kombinuara bashkë, vlerat e çajit të malit dhe shegës shndërrohen në një superfuqi të dyfishtë.

Mbi artikull

Çaji i malit dhe shega janë pa dyshim dy produkte të natyrës me vlera të jashtëzakonshme për shëndetin.

Por të kombinuara bashkë, në një çaj të vetëm, vlerat e tyre shndërrohen në një superfuqi të dyfishtë që mbron organizmin nga shumë probleme shëndetsore.

Nëse dëshironi t’i jepni sistemit imunitar forcën e nevojshme për t’u përballur me sëmundjet, atëherë duhet të konsumoni pikërisht këtë çaj fantastik.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dy ndër produktet më të pasura me antioksidantë të cilat kanë qenë rregullisht subjekt studimesh të ndryshme janë çaji i malit dhe shega.

Çaji i malit me shegë mbron organizmin e njeriut duke forcuar zemrën dhe mushkëritë. Ky çaj i jashtëzakonshëm lehtëson sëmundjet kardiovaskulare, reumatizmën dhe artritin.

Ekspertët sugjerojnë konsumimin e ushqimeve me ngjyra të ndezura dhe shega është një prej tyre. Kokrrat e kuqe të shegës janë një burim ideal fibrash, mineralesh dhe vitaminash. Ato përmbajnë tre lloje antioksidantësh ose polifenolë.

Përzierja e lëngut të shegës me çajin e malit nxjerr një kombinim perfekt për shëndet të mirë, zemër të fortë dhe tension të ekuilibruar të gjakut.

Çaji i Malit fantastik në vlera
Çajin e malit e gjen në çdo shtëpi shqiptare. Ai ofron një listë të gjatë përfitimesh për organizmin dhe rekomandohet si një produkt pa kalori për një ushqyerje të shëndetshme.

Çaji shqiptar i malit është konsumuar prej vitesh, pikërisht prej këtyre vlerave. Studimet kanë treguar se çaji shqiptar i malit lufton mikrobet dhe inflamacionin.

Ai parandalon kontraktimet muskulare dhe është i pasur me antioksidantë natyralë. Ekspertët e AgroËeb.org thonë se ky çaj përmban shumë flavonoidë dhe polifenolë.

Shega për shëndet të mirë
Vlerat shëndetsore të shegës janë po aq të mahnitshme. Lëngu i shegës përmban më shumë antioksidantë se vetë vera e kuqe.

Shega është e famshme për rolin që ka në mbrojtjen e zemrës. Vlerat shëndetsore të shegës plotësohen nga ato të çajit të malit.

Studimet kanë nxjerrë një sërë përfitimesh që vijnë nga polifenolët që gjenden tek shega ashtu si edhe tek çaji i malit.

Si të përgatisni çajin e malit me shegë

Përbërësit
2 lugë çaji me çaj mali
4 deri në 6 lugë gjelle me lëng shege
2 lugë çaji me kokrra të voga shege
I filxhan e gjysmë me ujë të zier

Përgatitja
Vendoseni çajin e malit brenda ujit të nxehtë për 3-4 minuta. Kullojeni dhe shtoni lëngun e shegës. Çajin hidheni në dy filxhanë dhe shtoni kokrrat e shegës. Pijeni të ngrohtë dhe dorëzojuni shijes fantastike./AgroWeb.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]