Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Cakaj i bashkon ambasadat

nga Revista Kosovarja

Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se edhe Ambasada në Kopenhagë është bashkuar për të kryer shërbimet për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai e konsideroi këtë si vepër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror, njofton Klan Kosova.

“Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë … Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë…”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Ai edhe më parë ishte zotuar se bashkimi i ambasadave mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë në planin e tyre për bashkëpunim mes dy vendeve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]