Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Camilla tregon si është gjendja shëndetësore e Mbretit Charles III

nga Revista Kosovarja

Mbreti Charles III i Britanisë, është në gjendje të mirë, pasi filloi trajtimin e kancerit, njoftoi Mbretëresha Camilla.

“Ai ka qenë shumë i prekur nga të gjitha letrat dhe mesazhet e mbështetjes nga të gjitha anët”, tha Camilla në një koncert muzikor për të nderuar punën e bamirësisë lokale në Katedralen Salisbury në Wiltshire.

Buckingham Palace, njoftoi të hënën se Mbreti Karli III është diagnostikuar me “një lloj kanceri”, i cili u zbulua ndërsa monarku britanik po trajtohej nga prostata muajin e kaluar.

Lloji i kancerit u zbulua dhe një ditë pas diagnozës, mbreti u largua nga rezidenca Clarence me gruan e tij Camilla, mbërriti në Pallatin Buckingham me helikopter dhe më pas fluturoi në drejtim të Sandringham në Norfolk, rezidenca mbretërore në veriperëndim të Londrës, raporton BBC.

Moneytizer Paragrafi 4

Nuk dihet ende se çfarë lloj kanceri është, por mbreti filloi “trajtimet e rregullta” të hënën, thuhet në deklaratë.

Mbreti është tërhequr nga të gjitha detyrat publike ndërsa po trajtohet, tha pallati.

Anëtarë të lartë të familjes mbretërore, duke përfshirë Mbretëreshën dhe Princin e Uellsit, do të marrin përsipër disa nga detyrat e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]