Trim Ademi, i njohur për publikun si Capital T është një nga reperët më të dashur të estradës shqiptare tash e disa vite radhazi.
Ai është mjaft aktiv me projekte muzikore thuajse çdo muaj, këngë këto të cilat shoqërohen me klipe muzikore mjaft interesante, dhe sigurisht shndërrohen në hite.
Së fundmi reperi ka hyrë në Instagram për të zbuluar se ai së shpejti do të ndaj lajme jo edhe aq të mira me fansat e tij.
“Lajme të këqija”, tha ai përmes një fotografie me shkrim të cilën e ndau në profilin zyrtar të Instagramit.