Tom Cruise, është një aktor dhe producent amerikan.
Një nga aktorët më të paguar në botë, ai ka marrë vlerësime të ndryshme, duke përfshirë një Palmë tëArtë Nderi dhe tre çmime Golden Globe, përveç nominimeve për tre çmime Oscar.
Çdo vit, Tom Cruise u dërgon miqve të tij një tortë me çokollatë të bardhë dhe kokos, e cila tashmë njihet si “torta e Tom Cruise” në mesin e njerëzve të famshëm.
Aktori zbuloi se i pëlqejnë ëmbëlsirat, por edhe se i ha rrallë për shkak të stërvitjes.
Ai mezi pret veçanërisht festat kur mund të konsumojë tortën e tij të preferuar dhe në të njëjtën kohë të ndajë pasionin e tij për ëmbëlsirën me njerëzit e afërt.