Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, i cili në të kaluarën ka promovuar marrëdhënie të ngrohta me Moskën, tha se sulmi rus kundër Ukrainës është “krim kundër paqes”.
Ai bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve të ashpra, përfshirë heqjen e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT, njofton Reuters.
“Duhet të izolohet një i çmendur, jo vetëm të mbrohemi kundër tij me fjalë, por me masa konkrete”, tha presidenti çek, duke iu referuar me sa duket homologut rus.
Ky veprim do ta prekte rrënjësisht Rusinë, përfshirë gjithë popullin rusë.