Çdo vaginë ka aromë e saj specifike, e cila është në të vërtetë një kombinim i baktereve të dobishme vaginale, ushqimit që hani, higjienës personale dhe sasisë së djersës që prodhon trupi juaj.
Përdorimi i larësve intimë dhe locioneve të ndryshme nuk do ta eleminojë atë, përkundrazi mund të prishë balancën e pH-it të vaginës dhe të shkaktojë probleme të mëtejshme. Më poshtë do ju njohim me 3 aromat karakteristike të vaginës dhe problematikat respektive shëndetësore që mbartin:
1.Aromë metalike: Kjo aromë është mëse e zakonshme pas përfundimit të ciklit menstrual. Ju mund ta ndjeni gjithashtu edhe pasi ejakulimit të brendshëm të partnerit. Zakonisht largohet pas një farë kohe, por nëse vini re kjo situatë vazhdon për një periudhë më të gjatë, duhet të takoni mjekun tuaj.
2.Aromë peshku: Këtu gjërat bëhen më serioze dhe duhet të kontaktoni menjëherë gjinekologun tuaj. Kjo aromë e rëndë, shoqëruar me sekrecione vaginale ngjyrë kafe të errët në gri, është shenjë e Trichomonas vaginalis, një infeksion i rëndë seksual. Kjo aromë mund të tregojë edhe praninë e vaginozës bakteriale, e cila ndodh si pasojë e uljes së aftësive mbrojtëse të sistemit imunitar për të frenuar bakteret e dëmshme dhe çrregullimeve hormonale.
3.Aromë myku: Aroma e mykur vjen si rezultat i përdorimit të brendshmeve shumë të ngushta, duke mos i lejuar asnjë hapësirë për të marrë frymë dhe si pasojë do të djersini më shumë në zonën intime.