Cevahir Bolukbasi – Muharremi është zonjë e vërtetë, e cila e vlen të prezantohet për atë që është dhe që bën.
Është prishtinase, nga një familje qytetare. Prindërit e saj, Ismaili e Hediye kanë bërë më të mirën për të bijën.
Kur i ati i saj, tregtar shumë i suksesshëm, nisi të ketë probleme në vitet 2000-2001, Cevahir nisi të përballej me çdo sfidë e pengesë që i dilte përpara. Ndryshe, ajo që nga mosha pesëvjeçare e deri kur i ka bërë 17 është marrë me vallëzim.
Punë dhe suksese të pandalshme
Në vitin 2008 nisi të punonte në spitalin “Bahçeci” në Prishtinë, ku dha kontributin e saj për dhjetë vjet. Cevahir Bolukbasi – Muharremi, ka kryer akademinë për estetikë në Turqi, ku është profesionalizuar për tretmanë të ndryshëm, për makup permanent etj.
I fletë katër gjuhë. Është tejet punëtore, sepse punën e ka traditë familjare.
I pëlqejnë udhëtimet dhe ndër vite ka vizituar shumë vende në Evropë dhe jo vetëm. Cevahir është e martuar me Dardanin, biznesmen i njohur dhe i kanë dy fëmijë, Malikun dhe Noanin.
Cevahir tash punon në “Green pharmacy”, kompani farmaceutike me 70 pika në të gjithë Kosovën, e cila njihet si ndër më të mëdhatë dhe më seriozet në vend. Ajo thotë se puna në “Green pharmacy” është privilegj e kënaqësi dhe i jep motiv për të ecur tutje.