Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çfarë do të ndodh sipas personit që paralajmëroj përhapjen e virusit, intervistën e Meghan dhe ‘ndarjen’ e Kimit?

nga Revista Kosovarja

35 vjeçari Nicolas Aujula në vitin 2018 kishte dal me deklaratën se do të përfshihej e tërë bota nga një virus i njëjtë si gripi spanjoll.

Mbi artikull

Ai po ashtu paralajmëroj humbjen e zgjedhjeve të Donald Trump dhe protestën globale, transmeton “Kosovarja”.

“Njerëzit më kanë pyetur shumë rreth koronavirusit, dhe unë them se do të ketë valë të infeksioneve deri në pranverën e vitit 2021. Ndërsa paniku dhe kufizimet e virusit do të vazhdojnë deri në vitin 2022.”

Moneytizer Paragrafi 4

Parashikimi i Nicolas për 2021 gjithashtu sheh protesta në të gjithë botën që vazhdojnë për dy-tre vitet e ardhshme dhe përfshin vizione të trazirave civile.

Kur bie fjala tek figurat publike dhe që kanë ndikim mjaftë të madh ai u përgjigj: “ Unë shoh dhimbje të zemrës për shoqen e Kimit Natalie Portman. Nuk i dihet ndoshta edhe Kim do të ndahet nga Kanye e do të rifillojë jetë të re”.

Parashikimi i tij arrin edhe tek familja Mbretërore.

“Unë jam duke parë vizionet e Meghan Markle që do të shfaqet në ekran , duke rrëfyer të gjitha sekretet për familjen Mbretërore.  Gjithashtu pritet që së shpejti të bëhen prindër përseri ajo dhe Harry.”

Në fund ai theksoj: “Unë jam skeptik dhe përpiqem të shoh të dy anët e medaljes – logjikën dhe psikikën. Në fund të ditës, unë nuk e lëndoj askënd në atë që bëj, kështu që e juaj është a me besoni apo jo.” /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]