Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çfarë duhet shmangur te problemet e gjëndrës tiroide

nga Revista Kosovarja

Problemet e gjëndrës tiroide janë ndër gjendjet më të shpeshta shëndetësore në botë.

Funksionimi jo i duhur i tiroides mund ta ulë ndjeshëm cilësinë e jetës, ndaj do të ishte mirë të ndiqni terapinë dhe dietën e rekomanduar nga mjekët tuaj.

Kur bëhet fjalë për këtë gjendje, dihet se funksionimi jo i duhur i saj mund ta vështirësojë rënien në peshë, por kjo nuk është e vetmja pasojë. Domethënë, përveç kësaj, mund të keni probleme me tretjen, por edhe të ndjeni lodhje të vazhdueshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Sëmundjet autoimune më shpesh shkaktojnë mosfunksionim të gjëndrës tiroide. Kjo do të thotë se sistemi imunitar prodhon antitrupa që shkaktojnë keqfunksionimin e gjëndrës tiroide. Dy gjendjet më të njohura janë tiroiditi Hashimoto (zvogëlim i funksionit – hipotiroidizmi) dhe sëmundja e Graves (rritje e funksionit – hipertiroidizmi).

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se kjo gjendje shfaqet më shpesh te femrat, veçanërisht pas lindjes së fëmijëve ose gjatë menopauzës.

Gluteni
Shumë njerëz kohët e fundit zgjedhin një dietë pa gluten, sepse është një “nxitës” i fortë për sëmundjet autoimune. Shkakton shumë inflamacion në trup dhe te disa mund të shkaktojë që sistemi imunitar të prodhojë antitrupa që sulmojnë organet ose indet e veta.

Nëse ndaloni së konsumuari ushqime që përmbajnë gluten, funksioni i tiroides duhet të përmirësohet. Gjendet te elbi, thekra, gruri dhe ushqime të ngjashme, prandaj është pjesë përbërëse e shumë ushqimeve.

Produktet e qumështit
Nëse trupi juaj nuk i toleron produktet më të mira të qumështit, kjo do të thotë se lëndët ushqyese të tyre nuk do të shpërbëhen mirë. Në këtë rast, mund të nxitë rritjen e mikrobeve të dëmshme në sistemin tretës, si bakteret e këqija, majat dhe kërpudhat.

Sheqeri
Dihet se sheqeri është i dëmshëm për funksionin e tiroides. Sheqeri nxit inflamacionin në trup, por gjithashtu përkeqëson sëmundjet autoimune, si dhe nxit infeksionet e zorrëve. Nëse mukoza e zorrëve është i tejmbushur me mikrobe të dëmshme, ato do të shkaktojnë inflamacion të mukozës të zorrëve.

Sasi të mëdha të lakrës së papërpunuar
Lakra, brokoli, lulelakra, lakra jeshile dhe lakrat e Brukselit nuk duhet të hahen në sasi të mëdha, veçanërisht jo të gjalla. Këto perime përmbajnë substanca të quajtura goitrogjene që mund të parandalojnë absorbimin e jodit në gjëndrën tiroide.

Soja
Shumica e sojës së kultivuar është e modifikuar gjenetikisht, kështu që në përgjithësi duhet ta shmangni atë. Përveç kësaj, është më e vështirë për t’u tretur dhe proteinat që përmban nuk mund të përthithen plotësisht. Përbërësit e sojës shkaktojnë acarim të mukozës së zorrëve dhe ngadalësojnë përthithjen e jodit. /Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]