Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çfarë e lidhë “Sadnën” me Taynan?

nga Revista Kosovarja

Aktorja indiane Sara Khan është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai” i cili dikur theu rekorde shikueshmërie.

Së fundmi aktorja ishte në vëmendje të mediave pasi u infektua me koronavirus, betejën me të cilin arriti ta kalojë.

Tashmë Sara i është rikthyer postimeve të shumta në rrjete sociale dhe me njërin prej tyre ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve.

Aktorja ka postuar një video ku shfaqet krah aktorit Angad Hasija i njohur si “Alek” dhe në sfond dëgjohet kënga e Taynës “Qeqe”. Nuk dihet ende nëse Sara është fanse e Taynës apo kjo ishte koiçidencë. Por sigurisht ky veprim i ka gëzuar pa masë fansat shqiptar.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]