Jemi në kohë pandemie.
Të gjithë prindërit po tregohen të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre, ku temperatura e lartë është njëra nga simptomat që paralajmëron që janë të infektuar me koronavirus, shkruan “The Sun” transmeton “Kosovarja”.
Për tu siguruar që nuk janë të infektuar, dhe cila është temperatura normale për fëmijë të çfarëdo moshe, shikoni detajet në vazhdim.
- Temperatura normale për të rriturit është 37.
- Për fëmijët dhe foshnjat është 36.4.
Cila është mënyra e duhur dhe më e saktë të masni temperaturën?
Termometra digjitalë nën krah
- Vendoseni pajisjen nën sqetull.
- Sigurohuni që ajo prek lëkurën dhe jo rrobat.
- Shtrëngoni krahun
- Mbajeni në vend derisa termometri të marrë sinjal
Termometra digjitalë në gojë
- Prisni 20 ose 30 minuta pasi të hani përpara se të provoni këtë metodë.
- Vendosni majën e termometrit nën gjuhë për aq sa mund të shkojë.
- Relaksohuni dhe merrni frymë përmes hundës.
- Mbajeni në vend derisa termometri të marrë sinjal.
Shënim: Kjo metodë mund të përdoret vetëm pasi fëmija juaj të jetë katër ose pesë vjeç./Kosovarja/