fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çfarë është pastrimi i parave dhe si amnistia mund të ndihmojë trafikantët

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Kuriozitete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Imagjinoni se keni fituar 2 milionë euro duke u marrë me trafik droge. Paratë i keni me thasë të fshehura në bodrum; janë që të gjitha kartëmonedha të prerjeve të vogla, 5, 10 apo 20 euro, të mbledhura ashtu siç janë paguar nga përdoruesit e drogës.

Askush nuk ka çfarë t’ju bëjë për sa kohë paratë i keni në bodrum dhe ju zgjidhni të bëni një jetë modeste e të mos bini në sy si posedues i shumave të mëdha të parave.

Problemi është se të pasurit e kaq shumë parave është si një lloj bombe që mund të shpërthejë. Bashkëpunëtorët e tu në krim mund ta dinë se ti ke para dhe për rrjedhojë, mund të bëhesh viktimë e një grabitjeje të dhunshme. Dhe problemi tjetër është se një person që ka 2 milionë euro, vështirë se do t’i bëjë ballë tundimit të blejë një makinë luksi, të banojë në një apartament apo vilë të këndshme, të bëjë pushime.

Thorstein Veblen, një sociolog dhe ekonomist amerikan i fillimit të shekullit të kaluar, krijoi konceptin e konsumit dhe kënaqësisë për dukje, i cili thotë se dëshira për të paguar për mallra dhe shërbime më shtrenjtë nga sa është utiliteti i tyre është pikërisht arsyeja që e shtyn njeriun të punojë dhe të ndërmarrë rreziqe. Pra, nuk është e mundur që dikush të rrezikojë burgun për të fituar 2 milionë euro dhe pastaj të bëjë një jetë të qetë private pa demonstruar kurrë mendjemadhësinë që krijohet nga të pasurit e kaq shumë parave.

Problemi është se në çastin që fillon të bësh jetë luksi, automatikisht të lind nevoja të kesh një alibi për burimin e parave që shpenzon. Nëse nuk ke alibi, ka gjasa që autoritetet ligjzbatuese mund të vijnë të të kapin, ose sepse janë duke bërë punën e vet ose, dhe kjo e dyta duket se ndodh më shpesh në Shqipëri, sepse autoritetet mund të jenë po aq kriminale sa edhe ti dhe po shohin paratë e tua si mundësi për t’u pasuruar edhe ata vetë.

Të pastrosh 2 milionë euro nuk është aspak punë e lehtë dhe vetë procesi i pastrimit rrezikon të të ekspozojë, si përkundrejt grabitësve potencialë ashtu edhe përkundrejt agjencive ligjzbatuese. Shqipëria ka që prej vitesh një ligj të cilit i referohemi si “ligji antimafia”.

Koncepti i këtij ligji është i thjeshtë dhe ai është marrë nga një ligj i ngjashëm në Itali. Nëse prokurorët shohin se një qytetar disponon një makinë me, fjala vjen, vlerë 100 mijë euro, atëherë kanë të drejtë që ta sekuestrojnë përkohësisht makinën dhe të pyesin poseduesin e saj për burimin e të ardhurave. Në rast se poseduesi demonstron se të ardhurat i ka nga burime të ligjshme, nga trashëgimia, dhurata apo fitimet e biznesit, sekuestroja hiqet. Në rast të kundërt, makina mund të konfiskohet dhe të vendoset nën pronësinë e shtetit, pavarësisht nëse poseduesi i saj është shpallur fajtor për ndonjë vepër penale apo jo.

Gjyqtarët dhe prokurorët që u përballën me procesin e vetingut e vuajtën në kurriz të vet vështirësinë që krijohet për të justifikuar shuma më të vogla se kaq. Që të blesh një  shtëpi me vlerë 100 mijë euro nevojitet që të marrësh një kredi prej rreth 70 mijë eurosh  dhe të kesh kursime me vlerë 30 mijë euro, shifra këto jo shumë të lehta për t’u mbuluar me të ardhurat nga paga apo edhe me të ardhurat nga biznesi. Por trafikantët e drogës nuk pritet të përballen me ndonjë proces aq të rreptë sa vetingu. Atyre nuk u nevojiten që të pastrojnë të gjitha paratë që kanë. Atyre u mjafton që të justifikojnë një pjesë të parave, sa për të pasur çfarë të deklarojnë në rast se kapen me automjete apo vila luksoze.

Për këtë arsye, pastrimi i parave të pista nuk është aq i vështirë sa në rastin e zyrtarëve. Në fund të fundit, nëse imagjinojmë që një trafikant droge merret vetëm me trafik droge, besoj se e kemi gabim. Shumica e trafikantëve kanë gjithmonë një biznes të vogël mënjanë, biznes që i mundëson të deklarojnë taksa dhe të ardhura të ligjshme.

Thelbi i pastrimit të parave është që poseduesi i tyre të deklarojë se ka një aktivitet ekonomik të ligjshëm, fjala vjen, një kafene, në të cilën realizon të ardhura të ligjshme, të ardhura për të cilat paguan detyrimet fiskale. Kjo e gjitha ka kosto. Nëse hap një kafene dhe deklaron se bën një xhiro prej, fjala vjen, 20 mijë eurosh në muaj në një kohë kur kafeneja bën realisht vetëm 3 mijë, atëherë për të 20 mijë eurot të duhet të kesh fatura blerjeje dhe fatura shitjeje, me gjasa me TVSh. Procesi i mbajtjes së një biznesi të tillë për hatër të pastrimit të parave mund të hajë një pjesë të majme prej 20 apo 30% të të gjitha parave që po legalizon. Pastrimi i parave është e kundërta e evazionit fiskal.

Kur bën evazion, atëherë ke para të fituara me punë të ligjshme për të cilat nuk dëshiron të paguash taksa. Kur bën pastrim parash, ke para të fituara me punë të paligjshme, për të cilat u lutesh taksidarëve që të paguash taksat.

Kjo është arsyeja se pse, për qëllim të pastrimit të parave, disa biznese, të cilat nuk i nënshtrohen Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, të tilla si ndërtimi apo agjencitë e këmbimit valutor, janë më me leverdi për të pastruar para se sa ekonomia reale. Në këtë rast, pastrimi i parave mbart vetëm koston e menaxhimit të biznesit si dhe detyrimin për të paguar tatim fitimi në masën 15%.

Por nëse jeni të mërzitur duke shpenzuar para për të mbajtur në këmbë lokale të pasuksesshme dhe dëshironi të mbaroni punë më shpejt, qeveria shqiptare pritet t’ju vijë në ndihmë me një propozim për amnisti fiskale dhe penale. Zyrtarisht qeveria ka në plan të legalizojë vetëm paratë e fituara përmes evazionit fiskal, mashtrimit fiskal apo kontrabandës doganore, por duket se nuk ka ndër mend të lodhet shumë për të dalluar nëse paratë e deklaruara janë me të vërtetë të fituara në këtë mënyrë apo janë fituar nga trafiku i drogës, nga trafiku i qenieve njerëzore apo nga aktivitete të tjera. Me pak fjalë, nëse keni 2 milionë euro dhe doni të legalizoni jetesën tuaj të luksit, mundet të deklaroni se keni fituar me evazion fiskal 200 mijë euro, t’i vendosni ato në bankë dhe me kaq, mund të krijoni profilin e zotërisë së kamur pa probleme me drejtësinë. Me këto 200 mijë të legalizuara mund të hyni në biznese që janë të përjashtuara nga TVSH-ja si ndërtimi apo shërbimet financiare dhe pas kësaj, asgjë nuk ju ndalon që të legalizoni gradualisht të gjitha paratë e tjera me një kosto minimale duke i deklaruar si fitime të ndershme të një biznesi të ndershëm. Kjo e gjitha është kortezi e qeverisë shqiptare, e cila kërkon për këto para 5 deri në 10%. Në fakt, oferta e qeverisë për të legalizuar paratë përmes blerjes së obligacioneve qeveritare është edhe një mundësi jo e vogël për të fituar para shtesë. Interesat e ofruara për obligacionet pesë apo dhjetë vjeçare aktualisht variojnë nga 4 në 6% në vit kështu që, duke paguar vetëm 5% taksë për paratë e legalizuara, keni mundësinë që të fitoni 4-6% në vit për pesë apo dhjetë vitet e ardhshme. Nuk është aspak ofertë e keqe.


Etiketa: paratePastrimi i parave

POSTIME TË NGJASHME

Kuriozitete

Braziliani që jeton me tetë gratë e tij

1 orë më parë
Kuriozitete

Kush “fle” me ju në shtrat pa e ditur: Zbuloni se çfarë duhet të bëni

1 ditë më parë
Kuriozitete

Hamami i madh në Prishtinë vendi më i frekuentuar nga vizitorët

1 ditë më parë
Kuriozitete

8 karakteristika të njerëzve që janë më të zgjuar se mesatarja

1 ditë më parë
Kuriozitete

Martohet polici që u njoh me vajzën pasi e dënoi 2000 euro

1 ditë më parë
Kuriozitete

Me këtë truk me topin e tenisit dhe çorapes, jastëku do të bëhet si i ri

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Çfarë të vishni gjatë ditëve të plazhit?

Njerëzit që punojnë më shumë se 49 orë në javë pinë më shumë alkool

Kam qenë duke u argëtuar që nga ajo kohë: Enca tregon linjat bombastike në bikini që kishte edhe si 12 vjeçare

TË FUNDIT

Çfarë simbolizojnë gurët në unazën e fejesës

55 sekonda më parë

Pa gurin e çmuar, unaza e fejesës nuk ka kuptim ! Shumë më përpara se një vajzë të lidhë kurorë...

Në mëngjes apo në mbrëmje, e dini kur na bën më të lumtur seksi?

16 minuta më parë

Për shumë njerëz, zgjimi i mëngjesit është pjesa më e vështirë e ditës sidomos nëse ju duhet të vraponi për...

Dy arsye përse është e rëndësishme të shënoni datën e menstruacioneve tuaja të fundit

31 minuta më parë

Kohën e ciklit llogariteni nga dita e parë e menstruacioneve të fundit deri te dita e parë e menstruacioneve të...

Horoskopi ditor, e shtunë 20 gusht 2022

1 orë më parë

Dashi Dite mjaft harmonika do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin tuaj...

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit

1 orë më parë

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se me shumë gjasa sonte do të votohet mocioni i...

Braziliani që jeton me tetë gratë e tij

1 orë më parë

Në të gjithë Brazilin ai njihet si adhuruesi i seksit dhe poligamisë, ndërsa ka marrë pseudonimin “Hugh Hefner”. Megjithatë rruga...

MË TË LEXUARAT

Kabineti i ministres Gërvalla bleu mobilie në vlerë 10 mijë euro

Abdixhiku nuk i shkon në takim presidentit Begaj

Nga vezët, reçipetat te lodrat seksi, 8 “dhuratat” më të çuditshme që morën yjet në skenë

Si të largoni aromën e hudhrës dhe qepës me këto ushqime

Këto pije nuk duhen konsumuar kur është nxehtë

Fansja e “zjarrtë” i bën dhuratën e përjetshme reperit Capital T

Çfarë të bëni kur keni hedhur shumë kripë në gatimet tuaja

Dua Lipa merr sërish vëmendjen e Facebook -ut, gjiganti i rrjeteve sociale e quan “mbretëreshë të Shqipërisë”

Cardi B bën tatuazhin e saj të parë në fytyrë

Publikohen fotografitë e shenjave të dhunës që Angelina Jolie kishte marrë nga ish-burri i saj

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist