Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çfarë ka bërë Vedat Muriqi në Spanjë?

nga Revista Kosovarja

Mallorca është duke e shijuar një sezon fantastik deri më tani në La Ligan spanjolle.

Për dallim nga edicioni i kaluar, ku luftoi deri në fund për mbijetesë, këtë herë ekipi spanjoll ka një komoditet të mirë.

E meritën kryesore e ka sulmuesi Vedat Muriqi, i cili ka shënuar mbi 50% të golave të tyre në elitën e futbollit spanjoll.

Nga 15 gola të shënuar gjithsej nga Mallorca, tetë nga ta mbajnë firmën e shtatlartit, Vedat Muriqi.

Moneytizer Paragrafi 4

Aktualisht, Mallorca gjendet në vendin e 10-të me 25 pikë, vetëm tri larg Betisit e Villarrealit që mbajnë vendin pestë, respektivisht të gjashtë e që dërgon në garat evropiane.

Ndërsa, është tetë pikë larg zonës së rrezikshme, kur kanë kaluar 18 xhiro deri më tani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]