Albina dhe familja Kelmendi janë fituesit e festivalit të RTSH-se, që me këngën “Duaje” do ta përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurosong”.
Këngëtarja e njohur kosovare, Albina Kelmendi, është ylli i muzikës live, e angazhuar në shumë vende.
Ajo, e bënë më të mirën kur është fjala për interpretimin e gjallë, që është edhe pika e saj më e fortë, e të njejtën e bëri edhe në festivalin e madh, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, Albina i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me Valonin, biznesmenin e ri nga Kosova. Ky i fundit është tejet mbështetës.
Valoni, ka reaguar i ekzaltuar për fitoren e madhe të këngëtares dhe familjes Kelmendi.