Nuk ka gjithmonë arsye për shqetësim
Duart dhe thonjtë janë diçka që ne fillimisht i vërejmë te njerëzit dhe ndonjëherë disa parregullsi mund të bien në sy.
Dukuri e shpeshtë janë vijat në thonj që mund të jenë të forta, por përveç estetikës, a është kjo një arsye për t’u shqetësuar?
Anomalitë e thonjve në duar apo këmbë janë më së shumti tregues të disa dëmtimeve të lehta, të cilat pa i vërejtur i bëjmë gjatë ditës.
Ndonjëherë ato mund të jenë tregues të mungesës së disa vitaminave.
Kontaktoni mjekun tuaj nëse thonjtë tuaj kanë ndryshuar ngjyrën, strukturën, formën ose trashësinë dhe nuk e dini pse.
Njollat e bardha ose vijat janë normale dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Vijat paralele të bardha që shtrihen në të gjithë thoin janë shenjë e niveleve të ulëta të proteinave në gjak. Mungesat që lidhen më shpesh me këtë problem janë ato të zinkut dhe kalciumit.
Kur një njollë ose vijë e bardhë shkaktohet nga dëmtimi i thonjve, gjendja njihet si ‘Leukonychia’.
Kësisoj, zonat e bardha mbeten të pandryshuara kur ushtrohet presion mbi to. Këto zona do të rriten si vetë thoni.
Vetë thonjtë janë prej keratine. Kjo është e njëjta substancë që trupi juaj përdor për të krijuar qime dhe shtresën e sipërme të lëkurës tuaj. Ju keni pasur thonj në duar dhe këmbë edhe para se të lindnit.