fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet vërtet?

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Donald Trump pretendon se të martën do të arrestohet i akuzuar për pagesën e jashtëligjshme të 130 mijë dollarëve te një aktore e filmave pornografikë, Stormy Daniesl, bërë në vitin 2016, në mënyrë që ajo të mos publikonte marrëdhënien e tyre intime.

Nëse kjo ndodh vërtet, Trump do të ishte i pari ish-president ndaj të cilit do të ngrihej një padi penale.

Për çfarë akuzohet Trump?

Në vitin 2016, aktorja e filmave pornografikë, Stormy Daniels, kontaktoi disa media duke iu ofruar shitjen e një historie sesi ajo pati një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Pasi Trump e mori vesh atë që ajo donte të bënte, avokati i tij, Michael Cohen, i dha asaj 130 mijë dollarë për të mos e bërë publike historinë.

Kjo nuk është diçka e paligjshme. Por, kur Trump rimbursoi Cohen për paratë, në faturë u shënua se ishin pagesa për shërbimet e tij ligjore si avokat. Prokurorët thonë se kjo është falsifikim i të dhënave të biznesit, një vepër penale në Nju-Jork.

Prokurorët mund edhe të akuzojnë ish-presidentin për shkelje të ligjeve zgjedhore, për shkak se ai u përpoq që votuesit e tij të mos merrnin vesh se kishte një lidhje jashtëmartesore.

Por, sipas juristëve ekspertë, çështja nuk është aq e lehtë për t’u zgjidhur. “Do të jetë e vështirë”, thotë për BBC Catherine Christian, ish-prokurore në Prokurorinë e Nju-Jorkut.

A do të paditet Trump zyrtarisht?

Vendimi do të varet nga Prokurori i Distriktit të Nju-Jorkut, Alvin Bragg. Ai ka ngritur një juri, e cila do të vendosë nëse prokurori ka mbledhur prova të mjaftueshme për të nisur padinë dhe nisjen e çështjes penale.

Javën e kaluar, avokatët e Trump thanë se ish-presidentit i ishte dhënë mundësia që të dilte para jurisë, çka do të thotë se hetimi është drejt fundit. Por ata thanë se deklarata e Trump për një arrestim të mundshëm bazohej te raportimet e mediave dhe jo te ndonjë informacion i marrë paraprakisht nga prokurorët.

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Avokatët e Trump kanë thënë se arrestimi do të ishte procedurë standarde nëse do të ngrihen zyrtarisht akuzat ndaj tij. Kjo do të thotë se ai duhet të largohet nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago në Florida, për të dalë para gjykatës në Nju-Jork, ku do t’i merren gjurmët e gishtërinjve dhe do të realizohet edhe foto pas arrestimit.

Shtëpia e Trump në Florida, Mar-a-Lago
Duke parë statusin e personit dhe faktin që do të ishte një arrestim historik, zhvillimi i ngjarjeve do të negociohej mes zyrës së prokurorit të Nju-Jorkut dhe skuadrës juridike të Trump. Nëse Trump shpallet përfundimisht fajtor për kryerjen e një vepre penale, atëherë ai do të përballej me mundësinë e dënimit maksimalisht me 4 vite burg. Megjithatë, disa ekspertë ligjorë parashikojnë se me shumë gjasa Trump nuk do të kalonte asnjë ditë pas hekurave.

A mund të kandidojë Trump për president edhe pas arrestimit?

Marrja si i pandehur, por edhe dënimi për një vepër penale, nuk do ta ndalonte Trumpin që të vijonte fushatën zgjedhore, nëse do të zgjidhte ta bënte këtë, siç edhe ka lënë të kuptohet.

Në SHBA, nuk ka asnjë ligj që ndalon një kandidat të shpallur fajtor për një vepër penale që të bëjë fushatë, e madje edhe që të shërbejë si president i vendit, edhe nga burgu.

Por arrestimi me siguri që do të ndërlikonte fushatën e tij. Përveç se mund të bënte që të humbiste vota edhe nga radha e republikanëve, do të ishte e vështirë që kandidati për president të menaxhonte fushatën, debatet dhe çështjen gjyqësore.

Një gjë e tillë do të rriste edhe më tej polaritetin e sistemit politik amerikan. Konservatorët besojnë se ndaj ish-presidentit po përdoret një standard tjetër drejtësia, ndërsa liberalët e shohin këtë si një çështje e ndalimit të shkelësve të ligjit, qofshin këta edhe persona që mbajnë postet më të larta shtetërore.


Etiketa: ArrestimiDonad Trump Amerika

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Pacolli: Situata në veri pasojë e kokfortësisë së Kurtit, pa SHBA-të nuk mundemi me mbijetu asnjë ditë

6 minuta më parë
Aktuale

Sonte protestë në Deçan për Donjeta Pajazitajn

1 orë më parë
Aktuale

“S’do të jem kryeministër i Serbisë”, Daçiq hedh poshtë raportimet

2 orë më parë
Aktuale

Euronews Albania: Kurti e Sveçla rrezikojnë “non-grata”-n

2 orë më parë
Aktuale

Peci: Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar, qysh e lypshim e gjetshim

2 orë më parë
Aktuale

Osmani: Peticioni, mënyra më demokratike për zgjedhje të reja në veri

3 orë më parë
Postimi tjetër

Historia emocionuese e ushtarit britanik, Kevin Stacey: Jam gjallë falë helmetës

Pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

Numri i ri Kosovarja 03-2023

TË FUNDIT

Pacolli: Situata në veri pasojë e kokfortësisë së Kurtit, pa SHBA-të nuk mundemi me mbijetu asnjë ditë

6 minuta më parë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur në lidhje me situatën e fundit në veri të vendit. Ai tha se...

Tre shenjat e horoskopit që janë me fat ditën e sotme

16 minuta më parë

Tre shenjat e horoskopit kanë horoskopët më të mirë më 7 qershor 2023. Por para se të arrijmë tek ata,...

Ditë feste në familjen e reperit Duda

46 minuta më parë

Sot është ditë feste për familjen e reperit të njohur Duda. Binjakët e artistet festojnë ditëlindjen, shkruan "Kosovarja". Përmes një...

Rita Ora inspirim për femra

1 orë më parë

Rita Ora ka humbur shumë në peshë muajve të fundit dhe tani i është dedikuar tërësisht sportit. Këngëtarja shqiptare me...

Trixa merr super lajmin pa u munduar fare

1 orë më parë

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka marrë një lajm të shkëlqyeshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është e lumtur sepse...

Sonte protestë në Deçan për Donjeta Pajazitajn

1 orë më parë

Shoqëria civile sonte në Deçan do të mbajë një protestë simbolike në lidhje me, siç është thënë, zbardhjen e rastit...

MË TË LEXUARAT

‘’Duje’’ e Albinës do të jetojë gjithmonë falë partnerit të saj

Vajza kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e babait në Prishtinë

Zakon i çuditshëm: Tezja e nusës obligohet ta kalojë natën me dhëndrin në këtë vend

Osmani : Zgjedhjet në veri në përputhje me Kushtetutën, grupet kriminale që përdorën dhunë të ndëshkohen

Jori rikthehet në ekran, ja në cilin emision do e shohim

Shuhen dyshimet për ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos

Vivien ka diçka për të thënë për shtatzanin

Nuse Klea vjen me reagimin e parë pas dasmës

Dua Lipa viziton gratë prapa grilave në një burg në Angli

Rita Ora surprizohet nga fansi me tatuazhin e veçantë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist