Katër deputetët e Abazoviqit nga partia e tij “E bardha mbi të zezën”,mund të sjellin lëvizje të paimagjinueshme politike për Malin e Zi, nëse Dritan Abazoviq, i bashkohet krahut serbo-rus për të qeverisur Malin e Zi.
Përtej kësaj, Kosova do të jetë e para në agjendën e këtij grupimi politik nëse Abazoviq, do të shkojë kah armiqtë e Kosovës, diçka që pritet edhe të ndodhë.
Konfrontimet deri në ofendim mes Gjukanoviqit dhe Abazoviqit para zgjedhjeve, mbajnë distancën konstante që ata të bëhen bashkë në një koalicion proqeveritar, por kur shihet e kaluara e Abazoviqit, gati se është e pamundur që ai t’i bashkohet Millo Gjukanoviqit.
Nëse gjërat do të vendosen ashtu sikur qëndrojnë tani pas zgjedhjeve të së dielës në Malin e Zi, qeverinë malaziase do ta bëjë krahu serbo-rus .
Ky krah që ka qëndruar indirekt pro ndërhyrjes ruse që kishte synuar përmbysjen e qeverisë Gjukanoviq para këtyre zgjedhjeve, me të arritur një epërsi, nëpër tërë Malin e Zi, veç i ka shpërndarë projektet e së ardhmes famëkeqe antishqiptare dhe antimyslimane për dëbim masiv të atyre që kanë mbetur në Malin e Zi .
Ende pa ardhur në pushtet krahu serbo-rus ka alarmuar banorët joserbë dhe bashkësinë ndërkombëtare se çka mund të pritet në Malin e Zi.
Por, e rëndësishme për shqiptarët është: çfarë ndryshime mund të ndodhin në raportet Kosovë-Mali i Zi , nëse në Podgoricë instalohet qeveria e krahut serbo-rus, që vendimtar e ka Dritan Abazoviqin?
Një qeveri nacionaliste me krahun serbo-rus, do të ishte para së gjithash një qeveri radikale. Qeveria e tillë, do t’i hapë kufinjët për politikat destruktive të Serbisë në Malin e Zi.
Millo Gjukanoviq, i cili qe 30 vjet është numri një në Malin e Zi, ka pavarësuar këtë shtet në një luftë me shumë rreziqe nga Serbia dhe ka ndarë edhe kishën malaziase nga kisha serbe në një betejë ligjore ndërkombëtare që ka zgjatur me vite.
Nëse krahu serbo-rus vjen në pushtet, qeveria e tillë, do ta hapte rrugën e ndikimit të sërishëm të kishës serbe në Malin e Zi, duke e futur politikën e shtetit në rrugë pa kokë dhe kthim mbrapa.
Qeveria e Gjukanoviqit i kishte arrestuar tetë priftërinj serbë që po bënin propagandë në kohë pandemie, ndërkohë që qeveria proserbe do ta nxirrte fashizmin serbo-rus në rrugët e Malit të Zi për t’i bërë politika zyrtare të shtetit.
Reperkusioni më i madh do të ndodhte në marrëdhëniet Podgoricë-Prishtinë, duke e futur në agjendë tërheqjen e njohjes diplomatike të Malit të Zi ndaj Republikës së Kosovës.
Një gjë e tillë mund të ndodhë, sado që njohës të politikave të tilla, bashkë më Abazoviqin e fshehin rrezikun e tillë, duke mos u lëshuar në propaganda që mund të jetësohen.
Nëse krahu serbo-rus instalon qeverinë në krye të shtetit malazias, çdo gjë që është vendosur në Parlamentin malazez, mund të rikthehet përsëri për të anuluar.
Mali i Zi, do t’i afrohej në politka ekonomike dhe nacionaliste Serbisë në luftë kundër Kosovës dhe shumë marrëveshje të fqinjësisë së mirë në mes Prishtinës dhe Podgoricës, do të tronditen.
Dritan Abazoviqi të, cilin disa media po e quajnë “çetniku serb”, është njeriu që po e sforcon pushtetin antishqiptar në Malin e Zi duke përkeqësuar raportet ndërshtetërore me Kosovën minimum deri në kontestimin e pavarësisë së Kosovës.
Pse duhet të jetë aty shqiptari Dritan Abazoviq, nëse atij i rrah zemra shqip? Safet Krivaca / Kosovarja /
