Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çfarë ndodhë nëse Goran Rakiqi bëhet zëvendëskryeministër i Kosovës?

nga Revista Kosovarja

Është duke u biseduar në finalizimin e një koalicioni mes LDK, AAK dhe Nisma, të cilat pritet të formojnë Qeverinë e re, bashkë me komunitetet. E një nga zëvendëskryeministrat mund të jetë nga Lista Serbe. Këtë e ka konfirmuar shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi. “Njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të ketë postin e zëvendëskryeministrit”, ka thënë ai para gazetarëve.

Mbi artikull

Sipas aludimeve, Goran Rakiq, mund të jetë zëvendësministër i Kosovës, e për këtë gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë temë se si mund të pritet një zëvendëskryeministër nga Lista Serbe, analisti politik, Rexhep Shahu, u shpreh që nëse do të jetë pjesë e qeverisë një zv. kryeministër nga pakica atëherë nuk do të thotë asgjë.

Sipas Shahut, zv. kryeministri është një portofol me i pafuqishëm se ministri pasi nuk është funksion kushtetues, i merr detyrat nga Kryeministri.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nëse arrihet koalicioni i ri dhe bëhet qeveria e drejtuar nga LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet e serbët, dhe nëse do të jetë një serb i Listës serbe zv. kryeministër kjo nuk do të thotë asgjë, nuk ka shkelje, as krim. Qeveritë gjithmonë kanë patur ministra serbe, zv. kryeministri është një portofol me i pafuqishëm se ministri pasi nuk është funksion kushtetues, i merr detyrat nga Kryeministri. Zv kryeministri serb i Listës serbe nuk është shkelje pasi Lista serbe është realitet në parlamentin e Kosovës. A i vjen mirë popullit, opinionit publik në këtë rast ndoshta ndokujt i vjen keq, por nuk është gjë e re”, u shpreh Shahu.

Në fund Shahu, thotë që nëse nuk mjaftojnë votat shqiptare atëherë duhet bashkëpunim me partitë e pakicën serbe dhe se nuk ka pse të shqetësohen sikur po ndodhë ndonjë hata sepse në kabinetin qeveritar të Kosovës kanë patur përherë serbë.

“Nuk mjaftojnë votat shqiptare dhe atëherë duhet bashkëpunim me partitë e pakicën serbe. Nuk është gjë e re, portofol në kabinetin qeveritar të Kosovës kanë patur përherë serbët, që janë realitet në Kosovë. Ata që nuk e njohin se si funksionon qeveria mund të shqetësohen sikur po ndodh ndonjë hata. Zv kryeministri bën çfarë i thotë kryeministri”, përfundon Shahu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/