Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çfarë po ndodh me ndjekësit në Instagram të ish-banorëve të BBV3?

nga Revista Kosovarja

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Mbi artikull

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 103K në Instagram, tani numëron 102K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka 2 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 238K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 240K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 365K.. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka shtur rreth 2 mijë ndjekës duke e çuar në 138K.

Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka shtuar rreth 1000 ndjekës dhe tani ka 851K. Rike Roçi ka shtuar mbi 1000 ndjekës dhe ka shkuar 184K./Top Albania Radio

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]