Këngëtarja e njohur Jehona Sopi mbrëmë ka mbajtur koncert recital në Prishtinë, me repertor të pasur dhe orkestër simfonike.
Sopi në llogarimë e saj në “Instagram” kishte paralajmëruar ndjekësit se ky koncert nuk do të jetë vetëm festë, por dedikim për t’i dhënë zë grave në një kohë kur fuqizimi është jetik.
“J stands for Jehonë – ky nuk është rikthim është veç vazhdim i një rrugëtimi që nisi më shumë se 20 vjet më parë. Jam e lumtur të Ju prezantoj koncertin recital nën shoqërimin e orkestrës simfonike me disa prej këngëve që kanë jetuar gjithë këto kohë sepse Ju i keni dëgjuar”.
Koncertin “Jehonë” e ndoqën edhe shumë fytyra të njohura publike, ndërkohë në skenë më këngëtaren doli edhe kompozitori i shumë këngëve të Jehonës, Armend Rexhepagiqi.