Situata me Filloreta Raçi-Fifin, eskaloj disa herë në “Big Brother VIP”.
Ajo, pati momente tejet të vështira gjatë qëndrimit në shtëpinë e izoluar, madje disa herë ju desh kujdes mjeksor.
Gjendja e këngëtares së hitit “Marova” doli jashtë kontrollit në spektaklin e së hënës, pas debatit me Balina Bodinakun, shkruan “Kosovarja”.
Pas alivanosjes në transmetim direkt, Fifi vendosi të qëndronte edhe më tej në lojë, por prezantuesja Arbana Osmani tha se qendrimi i saj varet nga konstatimi i mjekve që do ta vizitojnë.
Dhe, largimi i saj leë hapsirë të mendohet se lënja e shtëpisë nga ana e Filloreta Raçit është e diktuar nga raporti mjeksor.
Gjithsesi, përgjigja definitive në lidhje me këtë gjë do të kuptohet në spektaklin e së premtes.