Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çfarë thonë ekspertët e shëndetit për maskat e fytyrës?

nga Revista Kosovarja

A duhet apo nuk duhet të vendosni një maskë për fytyrën gjatë pandemisë koronavirus?

Qendrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që nëse nuk jeni i sëmurë, “nuk keni nevojë të vendosni një maskë në fytyrë nëse nuk kujdeseni për dikë që është i sëmurë”, raporton “CNN”.

Organizata Botërore e Shëndetit po qëndron në rekomandimin e saj për të vendosur maskë vetëm nëse jeni i sëmurë ose kujdeseni për dikë që është i sëmurë.

Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë tha se maskat nuk duhet të përdoren si zëvendësues për distancimin shoqëror, por përkundrazi mund të përdoren si shtesë.

Moneytizer Paragrafi 4

Sanjay Gupta një neurokirurgu amerikan shpjegoi se maskat mund të ndihmojnë njerëzit që kanë koronavirus por nuk kanë simptoma nga përhapja e virusit.

Ai theksoi se distanca sociale është mënyra më e mirë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]