Dy muaj më parë Tuna i suprizoi të gjithë teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të dytë. Ajo zbuloi se u bë përsëri nënë e një djali të cilin e pagëzoi me emrin, Zen.
Pas lajmeve për ndarjen dhe ribashkimin nga partneri i saj, Patris Berisha të gjithë fansat kanë qenë mjaft kuriozë për jetën e saj private, duke lënë pas jetën e saj muzikore.
Na ja munguar vërtetë besojmë të gjithëve apo jo?
Prej 2 vitesh, Tuna nuk është aktive në muzikë dhe të gjithë e kemi ndjerë mungesën e saj. Kënga e fundit që ajo ka publikuar është “Amoni”, që u lançua në tetor të 2019-s. Por duket se nuk do të na duhet të presim dhe shumë, sepse Tuna është gati të rikthehet sërish në muzikë.
Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shihet duke punuar në një studio muzikore. Në foton shfaqen bashkëpuntorët e Tunës, që duket se po punojnë për projektin e saj të ri muzikor.
Këngëtarja nuk ka dhënë detaje më tepër, por me shumë mundësi kënga e re nuk do të vonojë edhe shumë.