Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj është arrestuar sonte para zyrave të T7, ku ishte i ftuar për intervistë në emisionin Pressing.
Molliqaj debatoi për disa minuta me policët të cilëve u kërkoi fletëarrestin.
Pasi kjo nuk iu dha, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës u arrestua dhunshëm.
“Jo, jo pa e parë ftesën jo. Bjema ftesën”, dëgjohet Molliqaj i cili pastaj shoqërohet dhunshëm nga policët.
Ndërkohë drejtori i T7 dhe autori i emisionit Pressing, Leonard Kerquki ka treguar se mbi 40 policë kanë rrethuar studion e emisionit Pressing ku edhe e arrestuan kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj i cili ishte i ftuar në debat.